Igli Tare: Jo populizmit post-Beograd. Po flasin disa që nuk e kanë dashur kurrë Kombëtaren (VIDEO)

Sporti

Igli Tare: Jo populizmit post-Beograd. Po flasin disa që nuk e kanë dashur kurrë Kombëtaren (VIDEO)

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:45

Në qëndrën sportive Formello të Lazios ekipi i DITA-s që intervistoi Lorikun dhe Etritin, zhvilloi në pankinë edhe një bisedë me drejtorin e Lazios, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Tare e ka bërë legjendën e tij në futboll dhe mesa duket presidenti i Lazio, pa përtej futbollistit, edhe talentin e fshehur të menaxherit të mirë sportiv. Nga rezultatet që po arrin ky ekip aktualisht duket qartë se presidenti Lotito ka nuhatje “ustai”. Igli Tare nuk zhgënjen.

Tare na rrefëu se Loriku, Etriti dhe një tjetër djalosh i ri shqiptar, Strakosha 2 (djali ish portierit Foto Strakosha) spikatin për disiplinë dhe shpirt gare.

Por Igli kish një mesazh për atë që po po ndodh në Shqipëri e Kosovë, por sidomos në Tiranë, me zhurmën post-Beograd.

Më poshtë, pjesë nga biseda me të:

Igli Tare: E bukura e futbollit është mundësia që i jep të gjithëve të kenë opinionin e tyre dhe ta japin atë. Por kam vënë re diçka, kohët e fundit, sidomos pas ndeshjes që ata që nuk i kanë dhënë kurrë një vlerësim apo rëndësi futbollit, sidomos kombëtares shqiptare kanë dalë tani në skenë. Kam atë përshtypjen time personale që ata e përdorin për populizëm.

Keni ndonjë emër?

Igli Tare: Nuk po ndalem në emra por mjafton të ndalem tek inisiativat për dhënien e çmimeve qytetar nderi. Kjo nuk është korrekte. Nëse do jepej një çmim kjo do duhej të jepej për kombëtaren si grup, si skuadër. Të gjithë nga i pari tek i fundit treguan dinjitet dhe mbrojtën dinjitetin e kombit dhe këtë nderim ata e meritojnë në grup. Nuk do doja që kjo ngjarje të shfrytëzohet për pikë politike. Nuk do doja ta shikoja nga disa njerëz…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat