Tërmet te Flamurtari, shkarkohet Gjoka dhe i gjithë stafi

Sporti

Tërmet te Flamurtari, shkarkohet Gjoka dhe i gjithë stafi

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:42

Ndërkohe me arsyen e rendimentit të ulët janë pezulluar futbollistet Franc Veliu, kapiteni i skuadrës, Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Glendi Mici dhe Polizoi Arbri.

Tërmet në Vlorë. Flamurtari nëpërmjet një deklarate për shtyp te hedhur ne faqen zyrtare te klubit ne Facebook lajmëron disa vendime, të cilat mund të jenë shokuese për opinionin sportiv, jo vetëm të qytetit bregdetar. Sipas vendimeve te firmosura nga administratori i klubit Ardi Behari, është shkarkuar i gjithë stafi teknik, me përjashtim të trajnerit te portierëve Luan Birce.

Ndërkohe me arsyen e rendimentit të ulët janë pezulluar futbollistet Franc Veliu, kapiteni i skuadrës, Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Glendi Mici dhe Polizoi Arbri. Këto vendime vijnë menjëherë pas humbjes se fundit me Teutën, te cilat pasuan një seri rezultatesh jo të mira, pas të cilave kuqezinjtë zbriten nga vendi i pare në renditje, ne te gjashtin aktualisht me 13 pikë, 8 me pak se vendi i parë. Gjithashtu këto vendime drastike, nuk mund te konsiderohen si një rrufe ne qiell te pastër, pasi prej ditësh përflitej për ndëshkime për futbollistet dhe stafin teknik. Menjëherë pas barazimit 1-1 me Skënderbeun, ne klub u zhvillua një mbledhje me tone te larta, ku për shkak te paraqitjes jo të mire ndaj korçareve pati paralajmërime për futbolliste te veçante, ndërsa pas humbjes ne Kukës, skuadra u urdhërua te shkonte urgjent ne Vlorë për një tjetër mbledhje analize, por qe u shty ne kohe për te konkluduar me vendimmarrjet e fundit, të cilat pritet të tronditin jo thjesht objektivat e kësaj skuadre, por mbi të gjitha themelet e gjithçkaje të ndërtuar ne muajt fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat