Javier Tebas: Votat, jo publike

Sporti

Javier Tebas: Votat, jo publike

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:31

Tebas në një intervistë për të përditshmen kolumbiane “El Sol” theksoi se votat nuk mund të bëhen publike siç pretendon Godin.

Cmimet e vitit të Ligës Spanjolle, ku futbollisti më i mirë u shpall Cristiano Ronaldo vazhdojnë të krijojnë polemika në vendin iberik. Deklaratave të Diego Godin që kërkoi që votat të bëhen publike, pasi asnjë prej futbollistëve të ekipit kampion të Atleticos, nuk mori asnjë çmim, ju përgjigj presidenti i LFP, Javier Tebas.

Tebas në një intervistë për të përditshmen kolumbiane “El Sol” theksoi se votat nuk mund të bëhen publike siç pretendon Godin. Sipas Tebasit, nëse votat do të publikoheshin atëherë kapitenët e ekipeve do të bënin zgjedhje të kushtëzuara duke vendosur në listë emra të kolegëve të tyre të skuadrës apo të ekipit kombëtar. Tebas theksoi se në këtë rast atëherë Ronaldo nuk do të mundë të fitonte dot “Cmimin e Lojtarit më të mirë të vitit në Spanjë” dhe zgjedhja e dikujt tjetër nuk do të ishte e drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat