Mascherano më i miri i Barçës për 2013-‘14

Sporti

Mascherano më i miri i Barçës për 2013-‘14

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:29

Messi i cili kishte fituar në tre edicionet e fundit çmimin Aldo Rovira këtë herë nuk ja doli dot ta fitonte sërish.

Javier Mascherano mund Lionel Messin. 30-vjecari nga San Lorenzo la pas bashkëkombësin e tij duke u shpallur lojtari më mirë i Barcelonës për sezonin futbollistik 2013-2014. Messi i cili kishte fituar në tre edicionet e fundit çmimin Aldo Rovira këtë herë nuk ja doli dot ta fitonte sërish pasi tifozët katalanas me votat e tyre vlerësuan Mascheranon si lojtarin me paraqitjen më të mirë gjatë sezonit të fundit. Çmimi i cili përcakton lojtarin më të mirë të sezonit te Barcelona ka marrë emrin Aldo Rovira në nder të një prej anëtarëve të klubit i cili në vitin 2009 humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Javier Mascherano u vlerësua me këtë çmim për faktin se sezonin e kaluar tregoi një rendiment konstant duke ndihmuar skuadrën si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë të mesfushës, me trajnerin Tata Martino që herë e aktivizonte në qendër të mbrojtjes e herë të tjera në repartin e mesit të fushës. 30-vjecari argjentinas falënderoi fansat që e kanë votuar nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të Barcelonës në internet ndërkohë që në ceremoninë ku Mascheranos iu dorëzua çmimi Aldo Rovira fjalën e mori presidenti i skuadrës blaugrana Josep Maria Bartomeu. Numri 1 i shoqërisë iu drejtua pikërisht futbollistit argjentinas duke deklaruar se për Barcelonën është një nder të ketë në skuadër një lojtar si Mascherano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat