Barcelona, Laporta nuk e përjashton kandidaturën për president

Sporti

Barcelona, Laporta nuk e përjashton kandidaturën për president

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:28

Në konferencën e tij të shtypit, Laporta nuk e konfirmoi kandidaturën e tij për t’u rikthyer në postin e presidentit, por në të njëjtën kohë as nuk e përjashtoi.

Joan Laporta nuk e përjashton mundësinë për t’u prezantuar në zgjedhjet e ardhshme për postin e presidentit të Barcelonës. Ish numri një i klubit katalanas, pas vendimit të gjykatës që përcaktoi se ai dhe 16 ish drejtuesit e tjerë të Barcës nuk duhet të derdhin në arkat e shoqërisë 47.6 milionë eurot siç kishte kërkuar në denoncimin e saj kasa drejtuese aktuale e Barcelonës, në konferencën e tij të shtypit nuk e konfirmoi kandidaturën e tij për t’u rikthyer në postin e presidentit, por në të njëjtën kohë as nuk e përjashtoi.

“Falënderoj klubin, Guardiolën, dhe Estiarten që u rreshtuan publikisht përkrah nesh. Ne e kemi menaxhuar mirë klubin në aspektin sportiv, social dhe ekonomik, dhe jam krejtësisht kundër atyre që justifikojnë sponsorin në fanellë duke folur për një klub që sipas tyre ishte drejt shkatërrimit ekonomik. Ne kemi fituar gjithçka në këndvështrimin sportiv, kampionate, Kupa, Champions League, jemi ata që fituan 6-2 në shtëpinë e Realit të Madridit. Jam i lumtur, për veten dhe për miqtë e mi që u bë drejtësi. Tapi pres që ata të cilët më drejtuan këto akuza të thonë të vërtetën”.

Më pas Laporta shtoi se duke parë se çfarë kanë bërë dhe çfarë janë duke bërë përgjegjësit e klubit, ai nuk e përjashton mundësinë që të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme për të rimarrë postin e presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat