Verona “frenon” Lazion

Sporti

Verona “frenon” Lazion

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 23:25

Bardhëkaltërit barazuan 1-1 me Veronën në një transfertë të vështirë.

Lazio këtë herë fluturon përgjysmë. Bardhëkaltërit barazuan 1-1 me Veronën në një transfertë të vështirë, ku nuk arritën dot të ruajnë avantazhin, aq sa e mbyllën takimin me 10 vetë duke rrezikuar madje dhe të humbisnin. Katër fitoret radhazi i kishin dhënë ekipit të Piolit, stofin e një skuadre me objektiva të mëdha, dhe mënyra se si rrodhën ngjarjet në “Bentegodi” dukej sikur e përligjnin këtë etiketim. Verona dominoi në lojë, por në epërsi kaloi Lazio, me boshnjakun Senad Lulic.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por në fraksionin e dytë mbizotërimi i vendasve u bë mbytës, aq sa 68-tën, Cavanda shkaktoi 11-metërsh duke u ndëshkuar dhe me të kuq. Për Veronën nga pika e bardhë, shkoi Luca Toni, i cili vetëm me portierin përpara tij nuk mund të gabonte. Minutat e mbetura, Verona u përpoq të konkretizonte superioritetin numerik dhe në shifra, por kryeqytetasit u mbrojtën mirë duke dalë me pikë nga “Bentegodi”, e duke marrë vendin e tretë në renditje për shkak të golavarazhit më pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat