Liverpuli kërkon talentin e Kombëtares sonë

Sporti

Liverpuli kërkon talentin e Kombëtares sonë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 20:14

Talenti shqiptar i Shalke 04, Dionis Avdija, në të ardhmen mund të luajë në Premier Ligë.

Sipas “Sky Sport”, 18-vjeçari sulmues është nën vëzhgimin e gjigantit britanik, Liverpul. Madje këtë e ka konfirmuar edhe e menaxheri i lojtarit, Horst Heldt.

Kontrata e tij me Shalken skadon në vitin 2019, ndërsa kartonin e tij klubi gjerman e shet 40 milionë euro.

Momentalisht Avdijaj cilësohet si një ndër talentët më të mëdhenj në Evropë.

Pak kohë më parë lojtari refuzoi Gjermaninë dhe konfirmoi se do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Ai pritet të jetë pjesë e formacionit të Xhani De Biazit që në miqësoren me Francën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat