Hajrizi: Me Rilskin, ndeshje vendimtare!

Sporti

Hajrizi: Me Rilskin, ndeshje vendimtare!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:45

Drilon Hajrizi ndezë atëherë kur më së shumti i duhet klubit të Pejës! Basketbollisti Hajrizi së bashku me organizatorin e lojës, Jan Mocnik, shpërthyen në momentet vendimtare dhe Pejës ia siguruan fitoren pas vazhdimeve me rezultat 77:69 kundër ekipit malazez Teodo nga Tivati, në takimin e xhiros së tretë të Ligës Ballkanike. Peja ishte në presion, sepse ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 66:66, por pas vazhdimeve ishin më të mirë dhe fituan dhe kësisoj janë në vend të parë në grupin A me 5 pikë të mbledhura. Hajrizi tha se në të gjitha takimet po startojnë jo si duhet por më pas po stabilizohen! “Me të vërtetë në të gjitha ndeshjet po startojmë jo mirë, por gjatë lojës po stabilizohemi, e gjejmë veten dhe po fitojmë. Më të vërtetë Teodo ishte një kundërshtar shumë i fortë, por loja jonë kolektive, angazhimi i madh bëri që të dalim fitimtar”, tha Hajrizi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat