Icardi ka shpërthyer para gazetarëve

Sporti

Icardi ka shpërthyer para gazetarëve

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:29

Futbollisti Mauro Icardi ishte ndjeshëm i emocionuar me golin që shënoi nga penalltia në minutën 90-të, e cila rezultoi në fitoren e Interit me rezultat 1:0 kundër Sampdorisë. Icardi ka shpërthyer para gazetarëve, duke thumbuar të tjerët dhe drejtuar në këtë mënyrë tifozëve!. “Ata që na vërshëllejnë, nuk duan të mirën e Interit. E kam thënë edhe më parë, tifozët e vërtetë janë ata që i qëndrojnë pranë ekipit për të 90′ minutat”, tha sulmuesi . “Kjo rrjetë është e rëndësishme për gjithçka. Na jep mundësinë që të kemi vazhdimësi në rezultate”. Kur i kujtuan se ka “lindur” si lojtar pikërisht te Sampdoria, Icardi u përgjigj: “Golat ndaj tyre janë si gjithë të tjerët. Tani nuk mendojmë më për këtë duel, por kemi filluar që të bisedojmë se çfarë do të bëjmë ndaj Parmës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat