Mazzarri ka vërejtje të sulmuesit

Sporti

Mazzarri ka vërejtje të sulmuesit

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:09

Walter Mazzarri, trajner i Interit, është i kënaqur me tre pikë, por jo edhe me efikasitetin e sulmuesve të tij. Interi para shikuesve të vet fitoi me rezultat 1:0 ndaj Sampdorisë. Zikaltrit fituan me golin e Icardit që shlnoi nga penalltia në minutën e 90+të. “Mposhtëm një skuadër e cila nuk kishte asnjë humbje deri tani dhe e vetmja gjë negative ishte se nuk finalizuam gjitha rastet e krijuara. Megjithatë, me rëndësi ishte fitorja, por normalisht se dua më shumë gola ndeshjet e ardhshme”, tha Mazzarri. Interi aktualisht është në vend të tetë me 15 pikë ose shtatë me pak se kryesuesi, Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat