Murray shkatërroi bullgarin

Sporti

Murray shkatërroi bullgarin

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:15

Tenisti britanik, Andy Murray, me lojë superiore e shkatërroi me rezultat 2:0 (në sete 6:3, 6:3) bullgarin Grigor Dimitrov, në turneun e tenisit që po zhvillohet në Paris. Murray në dy setet ishte i shkathët dhe nuk lejoj në asnjë mënyrë që të paraqitet rivali i denjë. Murray ishte shumë më i mirë, ku e dokumenton se ballafaqimi zgjati një orë e dhjetë minuta. Murray kualifikohet në çerekfinale dhe është prej favoritëve për të fituar turneun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat