Pellegrini si ka ‘mendtë me vete’

Sporti

Pellegrini si ka ‘mendtë me vete’

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 16:37


Manchester City i super favorizuar rrëshqiti ‘papritmas’ në ballafaqim me Newcastlen, ku pësoi humbje me rezultat 2:0 në stadiumin Etihad dhe eliminohet në të tetën e finales nga Capital One Cup. Trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, është i trishtuar nga eliminimi dhe duket se as mendtë si ka me vete! “Natyrisht se jam i shqetësuar, pasi qe dy herë brenda javës kemi pësuar shumë gola dhe nuk i kemi shfrytëzuar rastet e krijuara”, tha Pellegrini. Ai tha se futbollistët nuk e qarkulluan si duhet topin dhe kjo ishte edhe e kushtueshme. “Ne nuk luajtëm mirë as ndaj Newcastles dhe nuk arritëm ta mbanim topin si duhet. Po pësojmë shumë gola të lehtë”, ka thënë Pellegrini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat