Sa dënohet që ka ofenduar gratë?

Sporti

Sa dënohet që ka ofenduar gratë?

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:51

Futbollisti i QPR-së, Rio Ferdinand, është dënuar me tri ndeshje pezullim dhe gjobitur me 25 mijë funte, për ofendimet që bëri ndaj një tifozi në “Twitter”. Anglezi bëri komente që ofendonin gratë dhe kjo sipas Federatës është e patolerueshme. Rio Ferdinandi ka 5.9 milionë ndjekës në profilin e tij në “Twitter”. Mbrojtësi nuk do të luajë në takimet e radhës ndaj Chelseat, Manchester Cityt dhe Newcastles. “Ferdinandi është dënuar me tri takime pezullim për ofendim, që ka karakter gjinor. Përveç pezullimit, ai do të paguajë një gjobë prej 25 mijë funde dhe brenda katër muajsh do të duhet që të ndjekë një program edukues. Lojtari ka të drejtë të apelojë”, njoftoi Federata angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat