Kërcënon!

Sporti

Kërcënon!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:45

Futbollisti Destro kërcënon se do të largohet nga skuadra e Romës, i cili është i pakënaqur me drejtuesit e klubit! Ai realizoi gol për Romën (të mërkurën në mbrëmje) e cila si vendas mundi me rezultat 2:0 Cesenën. Sulmuesi që shënoi të katërtin gol radhazi në ‘Olimpico’ pas atyre me Chievon, Veronën e Cagliarin, kërcënon se do t’i jap lamtumirën verdhekuqve për shkak të aktivizimit të paktë. “Nëse pyetja është a prisja më shumë hapësirë, përgjigja ime është po. Gjithsesi, këto janë vendime që i takojnë trajnerit, me pas unë kam të drejtën që të arsyetoj mbi to e të marr vendimet e mia”, tha Destro. Ai nuk fshehu edhe gëzimin për fitoren ndaj Cesenën dhe që janë në vend të dytë me 22 pikë sa ka edhe i pari, Juventusi pas 9 javëve në Serie A. "Sa herë kërkohet impenjimi im unë jap maksimumin. Motivimi kur thërritesh si titullar është maksimal, ndërsa qëndrimi në bankë të zbeh tërësisht”, ka thënë Destro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat