Ribery flet për sulmin nga tifozi i frustruar!

Sporti

Ribery flet për sulmin nga tifozi i frustruar!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:29

Tifozi i frustruar futet në fushë dhe godet me shall futbollistin e Bayernit nga Munihu. Kjo ngjau në stadiumin e Hamburgut, ku Hamburg si vendas u mund me rezultat 3:1 nga Bayerni i Munihut, në ndeshjen e 16-ës së finales së Kupës së Gjermanisë. Ribery nuk ndihej mirë në një mënyrë kur e ka parë sjelljen e tifozit ndaj tij. Mesfushori francez flet për sulmin që i bëri tifozi i frustruar, i cili u largua me forcë nga sigurimi i stadiumit. “Për fat të mirë nuk ndodhi asgjë më shumë. Ishte një situatë e vështirë, unë nuk e pashë atë që po më vije mbrapa”, ka thënë mes të tjera Ribery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat