Guardiola: Ia dolëm shumë mirë me Hamburgun

Sporti

Guardiola: Ia dolëm shumë mirë me Hamburgun

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 12:41

Bayerni i Munihut siguroi kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë, e cila do të takohet me ekipin e Bundesliga II, Braunschweig-un. Trajneri bavarez, Pep Guardiola, është i kënaqur me lojën që dëshmuan futbollistët e tij dhe sipas tij, ia dolën shumë mirë në ballafaqim me Hamburgun, ku fituan me rezultat 3:1. Hamburgu me gjithë që pati përparësinë e fushës, dot nuk gjeti formulë ta frenojë kampionin në fuqi. “Mësuam nga barazimi 0:0 në Hamburg disa javë më parë. Ne e dinim se duhej të luanim shpejt dhe të bënim presion të hershëm në ta”, tregon Guardiola. “Në Kupë, është e lehtë për ju si trajner pasi e dini: humbni dhe jeni jashtë. Por që nga fillimi ne luajtëm shumë mirë dhe shënuam golin e parë me Robert Lewandowskin”, shtoi ai. Guardiola është i kënaqur me paraqitjen që bënë futbollistët e tij sidomos në periudhën dytë të lojës. “Në veçanti jam i kënaqur me paraqitjen tonë në pjesën e dytë. Zakonisht nëse e filloni pjesën e dytë me epërsi 2:0, ju luani pak më me neglizhencë – por ne ia dolëm shumë mirë”, theksoi Guardiola. Ai është i lumtur që janë në të tetën e finales së Kupës dhe pa dyshim se Bayerni është favoritë për tët fituar Kupën. “Andaj jemi të kënaqur, jemi në të tetën e finales. Deri në mars të vitit tjetër ne e kemi këtë garë në xhepin tonë. Tash mund të rigjenerojmë dhe mendojmë për kundërshtarin e radhës Dortmundin”, ka thënë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat