Serbisë po i kallet zemra nga inati për Kosovën

Sporti

Serbisë po i kallet zemra nga inati për Kosovën

Nga: K.Goca Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:57

Se Serbia është aq barbare e dinë e gjithë bota, por inati serb dhe idiotizmi i tyre nuk ndalet sa herë shohin se Kosova po paraqitet në garat evropiane. Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për parakualifikueset në Euro 2018, e cila humbi në Bukuresht nga Rumania me rezultat 36:24, ndeshje e vlefshme e grupit C. Serbisë po i kallet zemra se më nuk mund të bën pengesa Kosovës dhe tani po digjen për së gjalli! Një farë portali serb, “Kurir”, shkruan se organizatorët me gjithë që tentuan t’i ndalojnë disa tifozë serb të hyjnë në palestër, pati brenda disa rumunë që shpesh gjatë lojës thërrisnin: Serbia, Serbia. Dhe aq shumë i dhembë Serbisë se u bë intonimi i himnit të shtetit të Kosovës, kur ky farë “Kurir” shkruan: “Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, para ndeshjes u intonua himnet kombëtare, si dhe ishte i pranishëm flamuri i Kosovës. Në mesin e tifozëve ishin edhe tifozët nga Serbia, të cilët kishin probleme me policinë lokale”, shkruan mes të tjera “Kurir”. Serbia shoviniste tash po e kupton qartë se Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur dhe i ka të gjitha të drejta. Duhet shtuar se Kosova bënë gara në grupin C me Rumaninë dhe kombëtaren e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat