Allegri, i trishtuar!

Sporti

Allegri, i trishtuar!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:13

Massimiliano Allegri është i trishtuar nga humbja e skuadrës së tij si mysafir me rezultat 1:0 nga Genoa, në takimin e javës së nëntë të Serie A. Juve pësoi humbje në çastet e fundit (90+4’) kur u ndëshkua nga futbollisti Antonini. Allegri mbetet i shokuar kur ndeshjen e humbi në sekondat e fundit. Futbollistët e “Zonjës së Vjetër”, kampion në fuqi, pësuan humbjen e parë pas shtatë fitoreve, një barazimi dhe mbajnë ende vendin e parë me 22 pikë sa ka edhe Roma e dyta. “Kemi luajtur në një fushë të papërshtatshme. Një ndeshje nuk mund të luhet aty. Por ne mund të pendohemi vetëm për 30 sekondat e fundit. Për të fituar kampionatin, ju gjithashtu keni nevojë për të nxjerrë barazime. Një pikë mund të jetë dallimi në mes të vendit të parë dhe atij të dytë”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat