Vdes ish-futbollisti i kombëtares së Suedisë!

Sporti

Vdes ish-futbollisti i kombëtares së Suedisë!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:02


Suedia është goditur nga një lajm i trishtuar! Skuadra e futbollit IF Elfsborg ka njoftuar me keqardhje se trajneri i tyre, Klas Ingesson ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Kjo vdekje e hershme e tij ka shokuar mbarë opinionin sportiv. Ndryshe ish-mesfushori i kombëtares suedeze, i cili ka arritur 57 paraqitje për kombëtaren, luftoi me një sëmundje të pashërueshme të kancerit të kockave të palcës, mieloma e shumëfishtë, që nga viti 2009 ''Është një deklaratë shumë e trishtuar për të njoftuar që Klas Ingesson këtë mëngjes [e mërkurë] vdiq. 'Mendimet tona janë mbi të gjitha me gruan e tij [Veronica] dhe fëmijët [Martin dhe David] që ishin me të deri në fund'', thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat