Flamurtari në krizë, mundet nga Teuta

Sporti

Flamurtari në krizë, mundet nga Teuta

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:10

Skuadra vlonjate regjistroi ndeshjen e pestë pa fitore dhe të dytën humbje radhazi, pasi u mund 1-0 nga Teuta në “Niko Dovana”.

Flamurtari në krizë rezultati, goli dhe fati. Skuadra vlonjate regjistroi ndeshjen e pestë pa fitore dhe të dytën humbje radhazi, pasi u mund 1-0 nga Teuta në “Niko Dovana” pas një 90 minutëshi shumë të ndryshëm nga ai i Kukësit, teksa këtë herë dominoi pothuajse gjithë takimin, por nuk arriti të gjejë golin për shkak të një Rizvani në një ditë të shkëlqyer por dhe mungesës së fatit, që tashmë ëshë kthyer në një problem për ekipin e Gjokës. Vendosi një gol i brazilianit Rafael që në fillim, që me këto 3 pikë i dha frymëmarrjhe klasifikimit të durrsakëve. Pavarsisht pozicioneve diametralisht të kundërta në renditje, të dyja formacionet vinin në këtë përballje me një ecuri pothuajse të ngjashme, me Flamurtarin e Teutën që kishin marrë nga 3 pikë në katër javët e fundit. Vlonjatët, që fitoren e fundit në Superiore e kishin regjistruar më shumë se një muaj më parë, nuk e nisën mirë sfidën, teksa u ndëshkuan në të parin aksion te Tuetës në të 11-tën, me brazilianin Rafael, që i ndihmuar dhe nga shtylla kaloi përpara të tijtë.

Disavantazhi zgjoi menjëherë reagimin e Flamurtarit që mori kontrollin mbi lojën por jo mbi shifrat, pasi Gelashvili nuk mund t’i ndryonte dot ato në të 14-tën, dhe për shkak të Hoxhës, që u tregua fantastik mbi vijën fatale. Mundësia ju paraqit në të 23-tën dhe Abilaliajt por me kokë goditi jashtë. miqtë kërkuan zgjidhjet dhe nga distanca, si në minutën e 30-të, me Likën por Rizvani reagoi mirë, ashtu sic bëri dhe pak sekonda më pas dhe ndaj Gjergji Muzakës. Në pushim u vajt me një tjetër rast të shpërdoruar nga Abilaliaj, që goditi me kokë drejt duarve të Rizvanit. Pjesa e dytë nisi me një pretendim për 11-metërsh të Flamurtarit, me Gelashvilin e Rizvanin, që ishin protagonist ët ënjë përplasje të ngjashme në dinamikë me atë të Schumacher me Batisto në 1982, por dhe në këtë gjyqtari nuk akordoi asgjë. Reagimi i Gjokës për vendimin e Jeminit ishte i tillë (pamja gjokës, me gojën hapur 52). Gelashvili gjithsesi u dërgua në spital për të marrë më tej ndihmën mjekësorë.

Flamurtari kishte kundër dhe Rizvanin e fatin në të 12-tën, kur portieri Teutës bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj Likës, ndërsa në vazhdimin e aksionit Gelashvili, gjeti rrjetën por vetëm atë të jashtmen. E njëjta marrdhënie me fatin dhe në të 65-tën, kur Abilaliaj goditi traversën por dhe në të 85-tën, kur ishte sërish Ledjon Rizvani që tha jo me një tjetër pritje të pabesueshme. 1-0 për Teutën, me Flamurtarin që në fund nuk i mbetet gjë tjetër vese të mallkojë fatin, për një tjetër ndeshje të dominuar por të mbyllur pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat