Dortmundi “ngrin” rinovimin e Reus

Sporti

Dortmundi “ngrin” rinovimin e Reus

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 22:52

Dortmundi synon që të nënshkruajë me Reus një kontratë të re pa klauzolë largimi, me Bajernin e Mynihut që po monitoron nga afër situatën e 25-vjeçarit.

Drejtori Sportiv i Borusias së Dortmundit, Michael Zorc pranoi se klubi i ka lënë pezull bisedimet me Marco Reus në lidhje me të ardhmen e futbollistit në mënyrë që skuadra të fokusohet te performancat në fushën e lojës. 25-vjeçari ka një kontratë me verdhezinjtë deri në verën e vitit 2017, por problemi është se në të përfshihet edhe një klauzolë e prishjes së njëanshme prej 25 milionë eurosh që i lejon Reus të largohet në fund të sezonit. Dortmundi synon që të nënshkruajë me Reus një kontratë të re pa klauzolë largimi, me Bajernin e Mynihut që po monitoron nga afër situatën e 25-vjeçarit dhe është gati t’i rrëmbejë verdhezinjve një tjetër lojtar thelbësor pas eksperiencave të viteve të fundit me Mario Gotze dhe Robert Lewandowskin, por Borussia i ka lënë mënjanë negociatat me futbollistin për shkak të nisjes së dobët që i ka bërë skuadra sezonit aktual. Djemtë e drejtuar nga Jurgen klopp renditen në vendin e 15 të klasifikimit të Bundesligës me vetëm 7 pikë të grumbulluara në 9 javë dhe përmirësimi i situatës është kthyer në prioritetin absolute për klubin.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket synimeve tona për të vazhduar bashkëpunimin me Marco Reus, por situata aktuale kërkon fokusin e plotë të gjithsecilit në klub”, - deklaroi Zorc për mediat gjermane ndërsa shtoi, “Prioriteti ynë më i madh për momentin, është që të dalim jashtë kësaj situate të vështire. Cdo gjë tjetër vjen pas kësaj tani për tani”.

Marco Reus i është kthyer së fundmi aksionit në fushë pasi kaloi një dëmtim në gju. Ai ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje të luajtura me Dortmundin në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat