K. Gjermanisë, kualifikohet Bayerni, vuan Leverkuseni

Sporti

K. Gjermanisë, kualifikohet Bayerni, vuan Leverkuseni

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 22:38

Kampionët e Bundesligës e dominuan në cdo drejtim Hamburgun në “Imtech Arena”..

Bayerni i Mynihut siguron me lehtësi një vend mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Gjermanisë. Kampionët e Bundesligës e dominuan në cdo drejtim Hamburgun në “Imtech Arena”, duke shënuar 3 herë në portën e Drobnyt, me vendasit që realizuan golin e nderit 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Robert Lewandowski hapin serinë e golave në minutën e 7-të, ndërsa 1 minutë para përfundimit të pjesës së parë David Alaba befason vendasit me një goditje potente nga distanca, me topin që merr një trajektore të pakapshme për portierin e Hamburgut, që në këtë rast ka përgjegjësinë e tij për këtë finalizim. Në minutën e 53 Frank Riberi, i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi realizon golin e tretë të takimit, që i jep më shumë siguri formacionit të Pep Guardiolës për ta qarkulluar me qetësi topin. Gjithsesi Hambugu arriti ta shënonte golin e nderit me Lasogan në minutën e 85, por gjithsesi pa e vënë në dyshim kualifikimin e Bayernit.

Arrin me shumë vështirësi të shmangë surprizën Bayer Leverkusen, që u kualifikua ndaj modestëve të Magdeburgut vetëm pas goditjeve të 11-metërshave. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, me dy gola, një për secilën skuadër, që u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht realizoi Calhanoglu për Aspirinat, por në të 28 barazoi Siefkes. Në kohën shtesë, pikërisht në minutën e 109 Brandt kaloi në avantazh skuadrën e kategorisë së katërt, që u thye në minutën e 116 nga Papadopulos. Magdeburgu ishte shumë pranë kualifikimit në goditjet e 11-metërshave teksa kryesonte deri 3-1, por shpërdoroi dy mundësi për ta nxjerrë jashtë loje Leverkusenin, që nuk gaboi në asnjë nga 3 goditjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat