Pro Sport: Kosovën nuk e njohim, por himnin ia dëgjuam

Sporti

Pro Sport: Kosovën nuk e njohim, por himnin ia dëgjuam

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 19:49

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në debutimin e saj ndërkombëtar, kur është mposhtur në Bukuresht me rezultatin 36:24 nga Rumania.

Interesimi ka qenë mjaft i madh i medieve vendore, ndërsa gazeta e njohur e sportit, Pro Sport kak theksuar një detaj interesant nga loj, raporton sporti1.

“Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës, por ne ia dëgjuam asaj himnin”, raporton kjo gazetë.

Gazeta tjetër sportive, Sporturilor tha se "Rumania sot luan kundër shtetit që nuk e njeh".

Ndeshja e kthimit ndërmjet ekipeve të grupit C, luhet të shtunën në Kosovë, ndërsa këto janë kualifikimet për kampionatin evropian, Kroacia 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat