Mazreku: Sigal Prishtina lufton për të gjitha trofetë!

Sporti

Mazreku: Sigal Prishtina lufton për të gjitha trofetë!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2014 Në ora: 19:43

Sigal Prishtina po dëshmohet gjithnjë e më superiore në Ligën Ballkanike në basketboll. Në tri ndeshjet e para kanë po aq fitore dhe janë fuqi e kësaj lige. Bardhekaltrit realizuan fitore të thellë me rezultat 92:76 në ballafaqim me ekipin rumun, Craiova. Loja e Prishtinës fund e krye ishte e nivelit të lartë. Të gjitha repartet funksionuan si duhet dhe ky ishte edhe çelësi i kësaj fitoreje të thellë. Prishtina bënë pjesë në grupin B, e cila kryeson me 6 pikë. Blerim Mazreku, prej individëve më luftarak dhe që shënoi 22 pikë kundër rumunëve, tha se arritën edhe një fitore shumë më rëndësi dhe beson se kjo seri do të vazhdojë edhe në takimet e ardhshme.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat