Kosova ka atletë me potencial

Sporti

Kosova ka atletë me potencial

Nga: Shkruan: Granit Kryeziu Më: 29 tetor 2014 Në ora: 19:42

Reagimet sportive

Lajmi i fundit se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka pranuar përkohësisht Komitetin Olimpik të Kosovës, na gëzoi të gjithëve dhe pa dyshim për ne sportistët por edhe gjithë sportdashësit, ishte lajmi më i mirë i sportit pas pavarësimit të shtetit tonë dhe se shpejti presim edhe pranimin me të drejta të plota e cila sipas të gjithave gjasave do të ndodh në dhjetor. Këtij fakti ju gëzova shumë, pasi që po na hapet një derë e mundshme të arritjes së sukseseve kulmore, ëndërr e imja por edhe gjithë atletëve të tjerë pjesëmarrja në Lojërat Olimpike por pse jo edhe të fitojmë medalje. Kosova asnjëherë nuk ka qenë më afër mundësisë për të investuar në atletët e Kosovës për kushte më të mira të cilat tanimë janë cekur me dhjetëra herë, që nesër këta atlet t'ua kthejnë me sukses dhe të bëjnë të ndihet krenar çdo shqiptare sikur rasti i kampiones së dyfishtë të botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. Është një arritje shumë e madhe edhe për atletikën e Kosovës, normalisht qasi që është mundësia e artë që të tregoj se Kosova ka atletë cilësor por se duhen vetëm investime në ta.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat