Kosova startoi me humbje në garat evropiane

Sporti

Kosova startoi me humbje në garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2014 Në ora: 19:06

Kombëtarja e Kosovës bëri lojë deri diku të mirë në Bukuresht, por humbi me rezultat 36:24 nga Rumania, në ndeshjen e parë të grupit C të parakualifikimeve në Euro 2018 në hendboll (meshkujt). Djelmoshat e përzgjedhësit Alfred Llazari luftuan me mish e më shpirt dhe i rezistuan aq sa munden rumunëve. Hendbollistët e Kosovës zhvilluan ndeshjen e parë zyrtare evropiane por lanë përshtypje të mirë. Djelmoshave tanë iu mungojë përvoja, megjithatë, me angazhim e lojë nuk dëshpëruan kur kihet parasysh se në çfarë kushtet punojnë nëpër klubet e tyre. Në pjesën e parë, rumunët ishin në epërsi me shtatë gola (17:11), por në të dytën Kosova tregoi lojë edhe më të mirë, por nuk ia doli ta shkrijë epërsinë e vendasve. Pjesa e dytë qe me një rivalitet deri diku dhe më pak përvojë hendbollistët e Kosovës do të ishin edhe më mirë me rezultat. Florim Hoxha ka qenë më efikasi më gjithsej 8 gola, ndërsa te rumunët Stavrositu me 6 gola. Rumania fitoi dy pikët e para, kurse Kosova shpreson në takimet e radhës të bëjë më të mirën. Ndeshja e dytë zhvillohet me 1 nëntor në Prishtinë, kur pritet Kosova të bëjë një lojë të madhe ndaj Rumanisë dhe t’i arkëtojë edhe pikët e para.
Rumania-Kosova 36:24 (17:10)
Palestra e sportit “Dinamo”, Bukuresht.
Shikues: 1000.
Gjyqtarë: Michail Mertinian, Evangelos Syrepisios (Greqia).
Shtatëshet: Ru. 4 (3), Ko. 5 (2).
Përjashtimet: Ru. 4, Ko. 8 min.
Rumania: Stavrositu 6, Ghionea 5, Csepreghi 4, Novanc 4, Toma 4, Racotea 3, Sania 3, Ghita 2, Asoltanei 1, Criciotoiu 1, Grigoras 1, Iancu 1, Savenco 1, Buricea, Stanescu dhe Szopka.
Kosova: Hoxha 8, Mjeku 6, Dedaj 2, Gjuka 2, Prekazi 2, Beshiri 1, Jupa 1, Kabashi 1, Krasniqi 1, Curri, Fetahu, Gërbeshi, Syla, Terziqi, Xhafolli dhe Zherka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat