Xhaka thërret Shaqirin në Monchngladbach

Sporti

Xhaka thërret Shaqirin në Monchngladbach

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 17:07

Mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, të dielën që e lamë pas lëndoi ligamentet e këmbës së djathtë dhe për disa javë do t’i mungojë skuadrës së Monchngladbach-ut. Ai i ka bërë thirrje bashkëkombësit të tij, Xherdan Shaqirit që të vjen në Monchngladbach! Shaqiri nuk po mundet të gjejë hapësirën e duhur në Bayernin e Munihut, kampion në fuqi në Gjermani, ndaj Xhaka e këshillon që t’i bashkohet skuadrës së tij. Xhaka në një intervistë për ‘Sport Blid’, ka thënë se Shaqiri do të ishte mirë të marr vendimin e duhur. “Sigurisht se unë do t’i rekomandoja atij që të vjen në Monchngladbach. Ai me siguri se do të na ndihmonte. Por ky është vendim që ai duhet ta bëjë dhe po të vinte, ai do të bënte gjënë e duhur”, ka thënë Xhaka. Futbollisti i Monchngladbach thotë se vërtetë do të ishte i lumtur që së bashku me Shaqirin të luajnë në klub, pasi që të dytë një kohë ishin pjesë e kampionit zviceran, Baseli. “Do të isha i lumtur në çdo rast në qoftë se ne sërish do të luajmë bashkë në një skuadër, kurdo dhe kudo”, thotë Xhaka, i cili ka qenë standardë në këtë edicion për Monchngladbach-un, skuadër e cila renditet në vend të dytë me 17 pikë ose ka katër me pak se Bayerni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat