'Ballistët' kundër Platinit e UEFA-s

Sporti

'Ballistët' kundër Platinit e UEFA-s

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 16:36


Komisioni Disiplinor i UEFA-s me 24 tetor regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Serbisë dhe i bëri një padrejtësi të madhe kombëtares së futbollit të Shqipërisë. Ky vendim skandaloz, i turpshëm ka shkaktuar revoltë të madhe të kudo që janë shqiptarët, sepse të rrihen futbollistët shqiptar në fushë nga shovinistët serb midis Beogradit dhe UEFA të hesht e të vendos në favor të Serbisë, kjo ishte vërtetë një çmenduri. Dhe sot derisa po zhvillohet ndeshja Shkëndija-Metalurg, me të filluar pjesa e dytë tifozët e Shkëndijës nga Tetova, “Ballistët” kanë filluar me brohoritjet kundër UEFA-s, “UEFA Mafia, UEFA Mafia” dhe brohoritje kundër Michel Platinit, si dhe kanë shpalosur pankartë kundër këtij të fundit. Brohoritjet u mbështetën edhe nga spektatorët në stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat