Renova importon tre pikë nga Manastiri

Sporti

Renova importon tre pikë nga Manastiri

Nga: K.Goca Më: 29 tetor 2014 Në ora: 15:38


Renova nga Xhepçishti i Tetovës bëri lojë shumë të mirë dhe fitoi me rezultat 1:0 në Manastir kundër Pelisterit, në takimin e javës së 13-të të elitës së futbollit maqedonas. Skuadra shqiptare ishte në nivelin e lartë në çdo repart, duke treguar karakter të fortë në fushë dhe u kthye me tri pikë, e cila ia shton gjasat për të luftuar për katër vendet e para. Futbollisti Jasmin Champara ishte kreator i fitores me golin që shënoi në minutën e 86-zë. Renova aktualisht është në zonën e palakmueshme përkatësisht në vend të tetë me 16 pikë, kurse Pelisteri i gjashti me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat