Racizmi nuk durohet

Sporti

Racizmi nuk durohet

Nga: Shkruan: Agnis Zeneli Më: 29 tetor 2014 Në ora: 14:57

Reagimet sportive

Kombëtarja e Shqipërisë tregoi fuqinë dhe trimërinë e saj midis Beogradit. Futbollistët kuqezi bënë lojë të madhe, sulmuan me lojë dhe ishin më të mirë se Serbia. Serbia shoviniste nuk mundi ta durojë dominimin me lojë të shqiptarëve dhe gjeti skenarin se si ta ndërprenë ndeshjen. E ndërpreu ndeshjen në minutën e 42-të, ku futen në fushë tifozët shovinist serbë dhe sulmuan futbollistët e kombëtares kuqezi. E gjithë bota pa barbarinë serbe dhe se si gjuani me karrige e çka jo tjetër në drejtim të futbollistëve tanë. Kur të gjithë menduam dhe pritem fitore me rezultat zyrtar në favor të Shqipërisë, ndodhi ajo që as budallai më i madh nuk e kishte menduar as parashikuar! Iu dha fitorja Serbisë dhe Shqipëria lihet fajtore! A thua kush ishte organizatore e ndeshjes? Këtë e di më së miri presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe vetë komisionet e këtij asociacioni. A thua tifozët e kujt ishin që sulmuan futbollistë shqiptarë? Mbi 32 mijës serbë në stadium vazhdimisht shanë, kërcënuan me fjalorin me të rëndë të mundshëm para syve të zyrtarëve të UEFA-s dhe vetë delegatit e gjyqtarit të ndeshjes. Ata panë me sytë e tyre se si u sulmuan e u gjakosen lojtarët tanë! Kjo ishte tmerri i tmerreve, një anomali midis Evropës. Racizëm e dhunë në Beograd. Kombëtarja Shqiptare ishte e kërcënuar me vdekje dhe UEFA nuk e ka parë këtë! UEFA se ka parës e si u rrahën lojtarët tanë dhe racizmin e serbëve. Trimat tanë, Andi Lila, Taulant Xhaka, Lorik Cana, Bekim Balaj etj. nuk lejuan që të përdhoset flamuri kombëtar dhe as portreti i patriotëve tanë: Ismajl Qemaili e Isa Boletini. Luftuan si heronj midis Beogradit dhe iu treguan botës se për flamurin kombëtar janë në gjendje të vdesin të gjithë. Turpi që ndodhi në Beograd shokoi tërë botën, por vendimi skandaloz i UEFA-s tmerroi të gjithë! Unë vet si futbollist i ri, tashmë janë në një situatë të çuditshme: Çfarë nëse dikush më rrah në stadium?Atëherë unë do të dënohem se jam rrahur dhe jo dhunuesi! UEFA, çfarë ka faji Shqipëria? A thua vetëm se po luajnë mirë dhe munden një Portugali, barazuan me Danimarkën dhe tash shkelen me lojë edhe Serbinë. A kemi faji se po luajmë mirë dhe duhet të na ndalojnë hovin. Shqipëria kurrë më e fortë nuk ka qenë dhe iu lumtë këtyre trimave tanë.
Autori është futbollist i shkollës së futbollit Pashtriku nga Gjakova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat