Aksidentohet talenti i madh shqiptar

Sporti

Aksidentohet talenti i madh shqiptar

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 11:29

Talenti i madh i futbollit shqiptar, Donis Avdijaj, ka pësuar aksident në rrugët e Essenit. Avdiaj është futbollist i Schalkes 04 dhe vlen 50 milionë euro, i cili dyshohet se ishte duke bërë gara ilegale në rrugët e Essenit, raporton Bild. 18-vjeçari po garonte një Mercedes SL 63 AMG V8 Biturbo, që kushton 158 mijë euro, kundër një Lamborghini. Mendohet se Avdijaj ka qenë në makinë me babanë e tij, ndërsa policia ka ngritur padi për ngasje të rrezikshme. Talenti shqiptar Avdijaj është diskutuar kohët e fundit në mediat gjermane, pasi sulmuesi po dështon të bëjë hapin e madh që presin të gjithë. 18-vjeçari u dënua për arsye disiplinore dhe nga ekipi i dytë, kur të gjithë presin që ai të debutojë në Bundesligë. Megjithatë në mbrojtje i ka dalë drejtori sportiv i Schalke, Horst Heldt : “Donisi i ka të gjitha ato që i duhen që të bëjë bujë si Max Meyer. Por talenti vetëm nuk mjafton, varet shumë dhe nga koka…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat