Filloi liga më e fortë në botë, dramë në San Antonio

Sporti

Filloi liga më e fortë në botë, dramë në San Antonio

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 11:23

Filloi liga më e fortë në botë e basketbollit, NBA. Në tri ndeshjet e para tifozët më të zjarrtë u kënaqën me lojëra të bukura, me rivalitetin që treguan ekipet, me atraksionet e basketbollistëve që sollën emocione të pakufishme. Super ndeshja ishte në mes San Antonios dhe Dallasit, e cila futi në ankth tifozët deri në të qindtat e fundit të sekondës. San Antonio shënoi fitore me rezultat të ngushtë 101:100 ndaj Dallasit. Toni Parker me 23 pikë ka qenë figura më e dalluar dhe më i merituari për fitoren e San Antonios, ndërsa te Dallasi me efikasi ishte Ellis me 26 pikë. Los Angelos Lakersat startuan keq si vendas, duke humbur nga Houston me rezultat 108:90. Harden me 32 pikë ka qenë fenomenal dhe kreator i fitores së Houstonit, ndërsa Bryant realizoi 19 pikë por fare si bënë punë që ta shpëtoi ekipin nga humbja. New Orleans shkëlqeu me lojë dhe mundi me rezultat 101:84 Orlandon. Davis me 26 pikë e Anderson me 22, ishin edhe protagonistët e kësaj fitore të thellë, kurse te Orlando nuk funksionoi ashtu si pritej. Harris realizoi 25 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme që ta përmbysin epërsinë e rivalit.

Rezultatet
San Antonio-Dallas 101:100
New Orleans-Orlando 101:84
L.A. Lakers-Houston 90:108

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat