Kosova në Bukuresht për histori

Sporti

Kosova në Bukuresht për histori

Nga: K.Goca Më: 29 tetor 2014 Në ora: 11:07

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) bën historinë në Bukuresht. Është kombëtarja e parë nga sportet kolektive që zhvillon ndeshjen e parë evropiane. Kosova ndeshet në palestrën e sportit “Dinamo” në Bukuresht, me Rumaninë, sfidë e vlefshme e grupit C për parakualifikueset për Euro 2018. Alfred Llazari, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, do të mundohet që me përbërjen më të mirë t’i bëjë ballë ekipit rival pse edhe mos të nxjerrin edhe rezultat të favorshëm. Në anën tjetër, pavarësisht se cili do të jetë epilogu, fitorja më e madhe është që Kosova zyrtarisht po luan në garat kualifikuese. E gjitha është arritur falë një pune të palodhshme që ka bërë Federata e Hendbollit e Kosovës e cila në vitin 2004 u pranua me drejtë të kushtëzuara në EHF, ndërsa këtë vit u anëtarësua me të drejta të plota në këtë asociacion dhe në IHF. Kombëtarja jonë, tani më dy ditë gjendet ne qytetin e Bukureshtit, qytet ky i cili nga i vili vepruan edhe shumë rilindas shqiptar para më shumë e njëqind viteve, por vend i cili edhe nuk e ka njohur ende zyrtarisht Republikën e Kosovës. Hendbollistët tanë mbrëmë patën stërvitjen e parë ne palestrën ‘DINAMO’ cila ka kapacitet prej 3000 shikuesve, dhe pritet sonte te jetë e mbushur për te shikuar debitimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për shkaqe teknike përzgjedhësi Llazari sonte nuk mund te llogarit ne dy hendbollist që vijnë nga jashtë (Sharr Ramadani dhe Endrit Abdullahi) por shpresojmë se ne ndeshjen e kthimit do te mund te aktivizohen. Kombëtarja jonë është akomoduar në qendër të Bukureshtit, dhe po drejtohet nga presidenti Eugen Saraçini dhe anëtarët tjerë te delegacionit, duke mbikëqyrë situatën e cila për shkak të rëndësisë dhe specifikës edhe nga EHF-i është cilësuar si takim i rrezikut te lartë. Ndeshjen do ta drejtojnë gjyqtarët Mertinian dhe Syrepisios nga Greqia, kurse vëzhgues i ndeshjes është Savvides nga Qipro. Ndeshja fillon në orën 17.30 sipas kohen në Kosovën ndërsa asaj rumune në orën 18.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat