Inzaghi: Dua “San Siron” plot ndaj Fiores

Sporti

Inzaghi: Dua “San Siron” plot ndaj Fiores

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 23:56

Inzaghi është gati për sfidën e radhës me Fiorentinën, një kundërshtar për të cilin shprehu vlerësim..

Trajneri i kuqezinjve, Filippo Inzaghi është gati për sfidën e radhës me Fiorentinën, një kundërshtar për të cilin shprehu vlerësim në konferencën tradicionale të shtypit në Milanello.

“ Fiorentina për mua është një nga skuadrat më të mira të kampionatit, luan futboll të mirë dhe për këtë arsye has më pak vështirësi se të tjerat në Europë. Kanë një grup lojtarësh të rëndësishëm dhe i kompletuar mund të jetë edhe në nivelin e Juventusit e Romës. Ne Selanik kishin në fushë vetëm një titullar nga ata që ndoshta do të luajnë kundër nesh”.

Përpara ndeshjes me skuadrën vjollcë trajneri i Milanit lëshoi një mesazh edhe në drejtim të tifozerisë kuqezi.

“ Luajmë në San Siro, duam të rikthehemi para njerëzve tanë. Do të doja të shikoja një stadium plot pasi në këtë periudhë kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. Nuk është e thjeshtë por pas 7 ndeshjesh skuadra do të japë gjithshka, ashtu si përherë”.

Në fund edhe një mendim për trajnerin e Fiorentinës, Vincenzo Montella.

“ Po bën shumë mirë, është një trajner i ri me ide të rëndësishme për lojën. Jemi dëgjuar disa herë, i uroj fat, por duke filluar nga e hëna. Kanë tre vjet që kalojnë në San Siro, nuk mund të fitojnë më në stadiumin tonë”.

Dhe pikërisht për Montellën që gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport e kishte përkufizuar me shaka si një sulmues të dobët Inzaghi u përgjigj.

“Thotë që nuk isha i fortë teknikisht? Nëse më gjen ndonjërin që bën 316 gola do të ma bënte shumë qejfin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat