Pas Bayernit, vetëm barazim për Romën

Sporti

Pas Bayernit, vetëm barazim për Romën

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 23:18

Skuadra e Rudi Garcias u ndal në barazim pa gola përballë Sampdorias në Marassi, duke i dhënë një asist rivalëve të Juventusit.

Roma nuk arrin të ringrihet pas poshtërimit që i bëri Bajerni në Champions. Skuadra e Rudi Garcias u ndal në barazim pa gola përballë Sampdorias në Marassi, duke i dhënë një asist rivalëve të Juventusit që kanë shansin për tu shkëputur në 3 pikë diferencë me një fitore eventuale ndaj Palermos.

Ishte një mbrëmje pa gola në stadiumin ku do të luhet dhe miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë në 18 nëntor, pavarësisht se të dyja skuadrat prezantoheshin me tredhëmbësha sulmi, dorianët me Gabiadini-Eder- Okaka, dhe verdhekuqtë me Gervinho–Ljajic-Totti. Në minutën e 9-të Naingolan lëshoi një godije që e devijuar përfundoi sipër traversës, ndersa në të 14 Eder i prapriu De Sanktis pa gjetur pasqyrën e portës me Torosidis që devijoi topin në goditje këndi.

Rasti më i mirë në pjesën e parë ishte ai i minutës së 30, kur Astori dha një pasim të bukur për Gervinho, dhe lojtari nga Bregu i Fildishtë, i kaloi të gjithë por në finalizim goditi shtyllën. Pjesa e dytë filloi sërish me një tentativë të Gervinho që në minutën e 46 ftoi në ndërhyrje Romeron, ndërsa Samdporia shënoi në minutën e 52 me Gabiadinin që tundi rrjetën i lirë në zonë, por goli u anullua me të drejtë për pozicion të dukshëm jashtë loje.

Roma fioi terren por mund të ndëshkohej në minutën e 70 kur pas një goditjeje të Gabiadinit nga e djathta Okaka shpërdoroi në mënyrë sensacionale topin e avantazhin duke e cuar sipas traversës me portën bosh. Shkoi dëm edhe rasti ideal për Romën në minutën e 82 me Torosidis që shërbeu për Florencin i cili goditi me kojkë por gjeti përballë një Serxhio Romero fantastik që devijoi topin, dhe gjithshka përfundoi me rrjeta të paprekura me Sampdoran që mbetet ende e pamposhtur në këtë kampionat duke i shkaktuar Romës barazimin e parë sezonal në Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat