Berisha eklipson David Villën, tregolësh në derbi (Video)

Sporti

Berisha eklipson David Villën, tregolësh në derbi (Video)

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 22:53

shqiptar realizoi tre gola radhazi..

Besart Berisha vendos derbin e Melbournit. Sulmuesi shqiptar ishte thjeshtë i mrekulueshëm pasi në javën e tretë të kampionatit australian A League realizoi një tregolësh në ndeshjen e fituar me rezultatin e thellë 5-2 nga skuadra e tij Melbourne Victory përballë rivalëve të qytetit Melbourne City skuadër tek e cila luan edhe ish futbollisti kampion Bote me Spanjën në vitin 2010 David Villa. Ishte një Berishë super ai qe u pa në fushë në këtë takim pasi futbollisti shqiptar realizoi tre gola radhazi duke përmbysur avantazhin 1-2 të Melbourne CIty-it për ti cuar shifrat në 4-2 në favor të skuadrës së tij. Në stadiumin “Ammi Park” ndeshja nisi menjëherë me gol për Melbourne City-in falë finalizimit në minutën e 13-të të Weilaert.

Megjithatë vendasit barazuan me Thompson në të 23-tën përpara se Hoffman 3 minuta më pas të shënonte edhe golin e dytë për skuadrën e David Villës. Por me ish sulmuesin e Atleticos në hije, skenën e mori të gjithën në dorë Berisha që në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shtyu topin në rrjetë nga shumë afër portës për të barazuar shifrat. Por 29-vjecari nga Prishtina nuk e ndal me kaq dhe pas një aksioni personal pak sekonda nga fillimi i pjesës së dytë shënoi një gol shumë të bukur për të kaluar skuadrën e tij në avantazh 3-2. Berisha realizoi edhe golin e tretë në këtë sfidë dhe të katërtin në këtë sezon të A League nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 67-tën duke vulosur shifrat në 4-2. Në fund kishte vend edhe për finalizimin tjetër të Thompson që vendosi në kasafortë fitoren e Melbourne Victory. Me këtë sukses skuadra e Berishës u ngjit në vendit e parë të klasifikimit në kuotën e 7 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat