Enrique pranon humbjen. Ancelotti: Krenar për Realin

Sporti

Enrique pranon humbjen. Ancelotti: Krenar për Realin

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 22:40

Synimi i trajnerit italian është që Reali i tij të bëjë më mirë se vitin e kaluar kur fitoi Championsin dhe Kupën e Mbretit por nuk arriti triumfin në kampionat.

Një provë e vërtetë force ajo e Realit të Madridit. Skuadra e Carlo Ancelottit demonstroi kualitet, mprehtësi dhe karakter duke i dhënë një mësim rivalëve të përjetshëm të Barcelonës duke mos zhgënjyer në atë që trajneri i Realit e përkufizoi si ndeshjen më të bukur të botës, El Clasicon, dhe tekniku italian ishte natyrshëm i kënaqur pas vërshëllimës finale të Manzanos.

“ Sforco dhe përpjekja e djemve është ajo që vlerësoj më shumë, nuk e humbën mendjen pasi pësuam një gol dhe më pas gjithshka shkoi mirë. Fituam ndeshjen në pjesën e dytë pasi ishim të vendosur për ta fituar”.

Me suksesin në El Clasico merengesit e cuan në 9 numrin e fitoreve rradhazi mes kampionatit dhe Champions, me Ancelotin që mund të shijojë frytët e punës së tij pas një fillimi jot ë lehtë të La Ligas.

“ Gjithmonë kam besuar se ishte problem që kishte të bënte më faktin se duhet të sakrifikonim të gjithë për skuadrën. Jam krenar për këtë ekip, dhe për faktin që drejtoj një skuadër kaq serioze. Për të fituar ndeshje të tilla duhet të luash në një nivel të lartë si ai që shfaqëm kundër Barcelonës.”

Anceloti theksoi se ai kurrë nuk e ka humbur besimin te Benzema pavarësisht kritikave, ndërsa këmbënguli se Bale mbetet një lojtar thelbësor për Realin pavarësisht punës së mirë që bëri Isko. Synimi i trajnerit italian është që Reali i tij të bëjë më mirë se vitin e kaluar kur fitoi Championsin dhe Kupën e Mbretit por nuk arriti triumfin në kampionat.

Në kampin tjetër trajneri i Barcelonës Luis Enrique, këmbënguli se në fushë nuk kishte shumë diferenca, pasi Barcelona e nisi mirë, dhe mund të kishte shënuar golin e 2-0, por gjithsesi theksoi se Reali fitoi me meritë. Enrique e pranoi se ajo e Pique ishte një penallti e pastër, ndërsa për sa i përket debutimit të Luis Suarez deklaroi se uruguajani bëri më shumë nga sa ai priste. Me gazetarët që i kujtuan se Barcelona e tij vuan përballë skuadrave të mëdha, Luis Enrique u përgjigj se llogaritë bëhen në fund të sezonit ndërsa kujtoi se ndaj PSG, Barcelona meritonte më tepër, ndërsa me Realin ishte ndryshe, pasi ishte skuadra merenges ajo që e meritoi fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat