Leverkusen bind ndaj Schalkes

Sporti

Leverkusen bind ndaj Schalkes

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 22:00

Trajneri italian Roberto Di Matteo pësoi humbjen e parë në drejtimin e Bluve Mbretërorë.

Bayer Leverkusen pas Championsit arrin të fitojë edhe në kampionat. Asprinat mposhtën në një nga dy kryendeshjet e javës së 9-të të Bundesligas Schalke 04 me rezultatin e ngushtë 1-0 duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 barazimeve radhazi. Në Bayarena vendosi një gol i turkut Hakan Calhanoglu ndërkohë që trajneri italian Roberto Di Matteo pësoi humbjen e parë në drejtimin e Bluve Mbretërorë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e tij të para.

Sfida nisi më mirë për skuadrën vendase me Leverkusenin që u shfaq në më shumë se 1 rast rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Fahrmann. Në minutën e 28-të Hakan Calhanoglu vuri seriozisht në provë portierin e Schalkes por sulmuesi turk tentoi edhe 2 minuta më vonë por goditja e tij ishte e pasaktë. Në pushim dy skuadrat shkuan në barazim pa gola ndërsa fraksioni i dytë i lojës nisi me Leverkusenin të gjithin në sulm. Aspirinat arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 53-të. Calhanonglu bëri atë që di të bëjë më mirë duke ekzekutuar në mënyrë fantastike një goditje dënimi për golin e 1-0. Ky ishte finalizimi i dytë i turkut në këtë sezon të Bundesligas dhe erdhi sërish nga një goditje standarde. Minutat e mbetura nuk sollën më asgjë në këtë sfidë pavarësisht përpjekjeve të Schalkes për të vendosur baraspeshën. Leverkusenit iu desh ti luante 5 minutat e fundit me një lojtar më pak pasi i riu kroat Tin Jedvaj u ndëshkua me karton të kuq por pavarësisht kësaj skuadra e Schmitd arriti të ruante avantazhin deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat