Ja video ku UEFA nuk respektoi të vërtetën

Sporti

Ja video ku UEFA nuk respektoi të vërtetën

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 18:26

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tregon me pamje dhe me zë të gjithë incidentin, që degjeneroi me dhunë në fund të tij. Përmes një video dhe një komenti, ministrja shkruan se nuk duhet të tërhiqemi përballë padrejtësisë. Nikolla kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të publikuar këtë video, në të cilin është dokumentuar i plotë ngjarja e 14 tetorit.

“Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë.

Shumë shpejt UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë, si do t'i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s”, shkruan ministrja Lindita Nikolla.

Publikuesi i parë i kësaj video, u bë kryeministri Edi Rama, duke ftuar kështu qytetarët të bëjnë të njëjtin veprim.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat