Gazetari amerikan tallet me Mishel Platini

Sporti

Gazetari amerikan tallet me Mishel Platini

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 16:43

Dhuna në ndeshjen Serbi-Shqipëri, por më shumë vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA e kanë bërë Presidentin Mishel Platini një objekt tallës jo vetëm në rrjetet sociale. Gazetari i njohur amerikan, Keith Olbermann e ka cilësuar francezin si personin më të keq në botën e sportit.
Në emisionin e tij për rrjetin amerikan ESPN, Oberman e quann ndeshjen e Beogradit si luftë me topa futbolli.
Më pas ai ironizon edhe me shunën ndaj lojtarëve shqiptarë.
Por edhe me huliganët serbë, teksa e quan Ivan Bogdanov si “skin head”, ashtu siç thërriten edhe anëtarët e grupeve neo-naziste.
Objekt i talljes se gazetarit amerikan janë edhe deklaratat e Platinisë kundër racizmit, apo se futbolli bashkon njerëzit.
Olberman i cilëson ato si broçkulla që nuk I besojnë as zyrtarët e tjerë të UEFA-s.
Tallja bëhet më e fortë në fund, kur gazetari e fton Mishel Platininë të organizojë një ndeshje mes Katolikëve dhe Protestantëve në Irlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat