Mijatoviç: Serbia ka shpëtuar mirë, ka rrezikuar përjashtimin nga garat

Sporti

Mijatoviç: Serbia ka shpëtuar mirë, ka rrezikuar përjashtimin nga garat

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:46

Predrag Mijatoviç, ish sulmuesi iReal Madridit, është i kënaqur me vendimin e UEFA-së. Ai thotë se Serbia ka shpëtuar mirë pasi ka rrezikuar të përjashtohet nga kualifikimet për Euro 2016.

Ish reprezentuesi i Jugosllavisë, Predrag Mijatoviç, është treguar korrekt rreth vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së. Ai thotë se ky vendim është i mirë për Serbinë, edhe pse i janë hequr tre pikë dhe është dënuar me 100 mijë euro dhe dy ndeshje pa shikues.

Ish sulmuesi i Real Madridit u ka bërë me dije serbëve se kanë mundur të përjashtohen nga kualifikimet për Euro 2016, pasi tifozët vendas janë futur në fushë dhe kanë shkaktuar incident.

"Në disa mënyra ne mund të jemi të kënaqur pasi duhet të merret parasysh se ka pasur një mundësi që UEFA të përjashtojnë Serbinë nga kualifikimet," tha Mijatoviç, përcjell Kurir.

"Tifozët nuk ishin të lejuar të hynin në fushë në ndeshje me Shqipërinë. Fakti se publiku do të mungoj në dy ndeshje në shtëpi mund të ndikojë negativisht në lojtarët", theksoi malazezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat