Sonte, “El Clasico”, kush do të fitojë?

Sporti

Sonte, “El Clasico”, kush do të fitojë?

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 09:30

Dy rivalët e përbetuar spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen sonte në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni në La Ligën spanjolle që luhet në ‘Bernabeu’.

Përballja në mes këtyre dy gjigantëve evropiane, pritet të prodhojë një super ndeshje për shkak të rivalitetit të madhe që ekziston në mes këtyre dy skuadrave, por edhe për faktin se të dy skuadrat që mesin e tyre kanë yjet më të mëdhenj të botës.

“Mbretërit” dhe ‘blaugranat’ janë duke kaluar nëpër një super formë në këtë sezon të garave, dhe janë dy skuadrat kryesor në garën për titullin e kampionit në Spanjë.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për duelin me katalonasit. Tekniku italian mendon se skuadra e tij duhet të tregojë lojë perfekte në gjitha repartet për të arritur deri tek fitorja.

“Për ta përgatitur një ndeshje të tillë është e lehtë pasi ne e njohim shumë mirë Barcelonën por nga ana tjetër edhe ata na njohin shumë mirë. Duhet të përpiqemi të luajmë futbollin që dëshirojmë me idetë tona. Duhet të mbrohemi në mënyrë perfekte të sulmojmë gjithashtu në mënyrë perfekte pra të bëjmë gjithçka në perfeksion pasi vetëm duke zhvilluar një ndeshje të madhe në çdo sens mund ta mposhtim Barcelonën”, ka thënë Ancelotti.

Ndërkohë, edhe trajneri i Barcelonës, Luis Suarez thotë se të përzgjedhurit e tij janë të gatshëm për sfidën me madrilenët. Ai duket se në këtë ndeshje do të llogaris edhe në Luis Suarezin, të cilit tani i ka skaduar dënimi pas veprimit që kishte bërë ndaj Chellinit të Italisë.

“Nuk mund t’ju them se nëse Suarez do të jetë titullar apo jo por i sigurt është fakti se disa minuta në këtë sfidë ai do t’i ketë. Se sa nuk e di këtë do ta tregojë vetëm fusha e lojës”, ka theksuar Enrique, i cili edhe në përballje me Realin kërkon nga skuadra e tij të vazhdojë më mënyrën e njëjtë të lojës.

“Do t’u kërkoj të ruajnë mënyrën tonë të të luajturit futboll. Të kujtojnë virtytet e tyre por edhe defektet e kundërshtarit si dhe të dalin në fushë për të fituar”, ka shtuar Enrique.

Sfida në mes Real Madridit dhe Barcelonës nis në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat