Fluturon Herolind ‘shqiponja’, gol dhe asist në fitore

Sporti

Fluturon Herolind ‘shqiponja’, gol dhe asist në fitore

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:01

Njëri nga lojtarët më në formë shqiptarë padyshim që është mesfushori Herolind Shala. Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, ka vazhduar shkëlqimin e tij në futbollin norvegjez, duke u bërë protagonist në fitoren e re të skuadrës së tij ODD në ballafaqim me Valerengan (2:1).
Ishte minuta e 14-të, kur Herolindi shënoi golin e parë në këtë takim, dhe të nëntin në përgjithësi në këtë kampionat, ndërsa në minutën e 32-të bëri asistim për shokun e skuadrës Storbaek që shënoi për 2:0. Pas ndeshjes Herolindi ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke treguar se këtë gol ia ka kushtuar gjithë shqiptarëve.

“Edhe një fitore, edhe një gol i shënuar. Edhe këtë gol e festova me shqiponjën dy krenare, për t'i treguar gjithë botës se jemi shqiptarë dhe krenohemi me këtë. Valerenga - ODD 1:2. #Forcashqipe #ForcaODD”, shkroi Shala në faqen e tij në profilin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat