Maraviç: UEFA do të refuzoj ankesat e Serbisë dhe Shqipërisë

Sporti

Maraviç: UEFA do të refuzoj ankesat e Serbisë dhe Shqipërisë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 22:27

Ish anëtari i UEFA-s, Dusan Maraviç, beson se çdo ankese nga Federata e Futbollit e Serbisë dhe Shqipërisë do të refuzohen nga UEFA.
Dusan Maraviç, ish anëtari i lartë serb në UEFA, mendon se vendimi i UEFA-s, është i balancuar dhe se ankesat zakonisht nuk merren parasysh.

Me këtë, Maraviç ka lënë të kuptohet se çdo ankese nga Federata e Futbollit e Serbisë dhe Shqipërisë do të refuzohen nga UEFA.

“Edhe pse ne jemi të pakënaqur, në UEFA mendojnë se vendimi është i drejtë. Sa i përket marrjes së pikëve për Serbinë, mund të them se janë marr për bazë disa rrethana të mëhershme që kanë të bëjnë më ngjarjet në Genoa dhe Krushevc”.

Në pyetjes se sa mund të jenë të suksesshme ankesat e palës serbe dhe shqiptare në UEFA, dhe a mund të ndikojnë në ndërrimin e vendimit, Marovic, thotë:

“ UEFA pak jep e pak merr, por vendimi është i natyrës sportive dhe askush nuk ka fituar epërsi. Shqiptarët do të thonë se janë dëmtuar, por praktika në UEFA është se ankesat vështirë kalojnë, madje vetëm, e rëndojnë situatën. Mendoj se shqiptarët kanë gjasa minimale, pasi UEFA pothuaj asnjëherë nuk e ndërron vendimin”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat