Enrique: Suarez do të luajë kundër Realit

Sporti

Enrique: Suarez do të luajë kundër Realit

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 22:00

Luis Enrique e ka konfirmuar se Luis Suarez do të luajë në El Clasico ndaj Real Madridit.
Luis Suarez, i cili ka përfunduar pezullimin e marrë nga FIFA, do të luajë në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit. Ky fakt u konfirmua nga vetë trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje.

“Nuk mund t’ju them se nëse Suarez do të jetë titullar apo jo, por i sigurt është fakti se disa minuta në këtë sfidë ai do t’i ketë. Se sa nuk e di këtë do ta tregojë vetëm fusha e lojës”, ka deklaruar Enrique, i cili pret fitore të shtunën.

“Do t’u kërkoj të ruajnë mënyrën tonë të të luajturit futboll. Të kujtojnë virtytet e tyre por edhe defektet e kundërshtarit si dhe të dalin në fushë për të fituar”, ka theksuar ish trajneri i Romës dhe Celta Vigos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat