"La Gazzetta" pyet UEFA-n: Po ndeshja e kthimit?

Sporti

"La Gazzetta" pyet UEFA-n: Po ndeshja e kthimit?

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 20:28

Gazeta më e madhe sportive në Itali, "La Gazzetta dello Sport", i ka dedikuar një hapësirë të madhe vendimit të sotëm të UEFA-s, sipas së cilit Shqipëria humb 3-0 në tavolinë përballjen me Serbinë.

Sipas saj, asnjë nuk ka dalë i fituar, por Shqipëria është dukshëm më e penalizuar.

Përpos kësaj, "La Gazzetta", ngre edhe pikëpyetjet për ndeshjen e kthimit, më 15 tetor 2015, në Shqipëri.

"Ndeshja e parë u arkivua me një vendim të Komisionit të Disiplinës që nuk i bindi të dyja palët, duke rezultuar më shumë penalizues veçanërisht për Shqipërinë, por tashmë duhet menduar edhe për ndeshjen e kthimit.

Në dritën e gjithçka ndodhi në Beograd, UEFA nuk ka komunikuar ende se çfarë masash do të merren për të evituar episode të ngjashme me ato që pamë në Beograd dhe që po bëjnë xhiron e botës prej disa ditësh", shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat