Llogaritë për t’u kualifikuar në “Francë 2016”

Sporti

Llogaritë për t’u kualifikuar në “Francë 2016”

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:08

Pas vendimit të UEFA-s për t’i dhënë Serbisë fitoren në tavolinë dhe heqjen e tri pikëve për ndeshjen e luajtur më 14 tetor në Beograd, e cila u ndërpre në minutën e 41’ për shkak të incidenteve në fushën e lojës, gjerat në Grupi I janë ndërlikuar.

Danimarka dhe Shqipëria mbeten me katër pikë në krye të grupit, Portugalia me 3, ndërsa Serbia dhe Armenia me nga një pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë ka edhe pesë ndeshje për të luajtur për kualifikueset e “Francë 2016”, tre brenda dhe dy të tjera jashtë fushe. Ky është një favori madh pasi do të luajmë në Shqipëri ndaj Armenisë, Portugalisë dhe Serbisë.

Ndeshja e ardhshme është ajo ndaj Armenisë më 29 mars 2015 në “Elbasan Arena”. Më pas, kuqezinjtë do të shkojnë në Kopenhagen për të luajtur me Danimarkën më 4 shtator. Tre ditë më pas do të presin Portugalinë në Elbasan.

Më 8 tetor do të presim Serbinë, ndeshje e cila pritet të luhen në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Armenisë, më 11 tetor.

Rregullat e UEFA-s përcaktojnë se 9 ekipet fituese të 9 grupeve si dhe vendet e dyta plus vendi i tretë më i mirë kualifikohen direkt. Ndërsa tetë ekipet e vendeve të treta, do të zhvillojnë ndeshje play-off për të përcaktuar katër ekipet e fundit që do të shkojnë në “Francë 2016”.

Kjo do të thotë se, Shqipëria shpreson tek një kualifikim i mundshëm edhe duke zënë vendin e tretë në grup. Dënimi i Serbisë duke i hequr tri pikët e fitores në tavolinë është favorizues për kuqezinjtë, ndërsa një fitore në tavolinë për kombëtaren tonë do të bënte që të ishim thuajse të kualifikuar.

Ndeshjet e mbetura

29/03/2015 Shqipëri-Armeni

04/09/2015 Danimarkë-Shqipëri

07/09/2015 Shqipëri-Portugali

08/10/2015 Shqipëri-Serbi

11/102015 Armeni-Shqipëri

Renditja

Danimarkë 4

Shqipëri 4

Portugali 3

Serbi 1

Armeni 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat