Prishtina pa dy-tre futbollistë përballë Istogut

Sporti

Prishtina pa dy-tre futbollistë përballë Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:06


Skuadra me renome, Prishtina, kërkon rezultat të favorshëm në udhëtim përballë Istogut, në ndeshjen e javës së 12-të (rrethi i dytë) i Raiffeisen Supeligës së Kosovës. Futbollistët e Istogut janë të mobilizuar që t’i revanshohen bardhekaltërve për humbjen 2:1 në hapje të kampionatit. Istogu shpreson në përparësinë e fushës dhe në përkrahjen e madhe të shikuesve që t’i ndalin tre pikë. Sulmuesi i Istogut, Suad Saliagiq, shprehet optimistë për sfidën me kryeqytetasit. “Në dy ndeshjet e fundit pësuam humbje, por në të dyja ndeshjet treguam lojë mjaft të mirë, sidomos në ndeshjen e fundit nuk e merituam humbjen, por aty ndikuan faktorë tjerë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat