Drita i kthehet fitoreve

Sporti

Drita i kthehet fitoreve

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2014 Në ora: 19:03

Skuadra e Dritës nga Gjilani, megjithatë, i kthehet fitoreve në Raiffeisen Superligën e Kosovës. Futbollistët e Dritës si vendas shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria. Kaltër e bardhë që nga java e katërt nuk dinin për fitore, por ia dolën më në fund, falë golit të Almedin Muratit, i cili nga rreth 25 metra mposhti portierin Tahiri dhe 1:0 pikërisht në minutën e 55-të. Drita fiton tre pikë të mëdha dhe ngritët në vend të 10-të me 12 pikë, kurse Llamkos Kosova është i gjashti me 17 pikë të mbledhura. Në javën e 13-të, Drita luan në Gjakovë me Vëllaznimin, kurse Llamkos Kosova pret Hajvalinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat