Kukeli: Nuk e kuptoj dënimin e UEFA-s

Sporti

Kukeli: Nuk e kuptoj dënimin e UEFA-s

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:48

Futbollisti nga Kosova, Burim Kukeli, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është i tronditur nga vendimi i UEFA-s! Ai ka qenë njëri ndër futbollistët e kombëtares shqiptare që u lënduar gjatë lojës dhe më pastaj u sulmua fizikisht në minutën e 42-të kur u futën huliganët serb dhe ndërprenë ndeshjen, Serbi – Shqipëri më 14 tetor në Beograd. “Ky është një vendim i padrejtë dhe i pakuptueshëm. Nuk kishim asnjë shikues në stadium dhe pesë lojtar tanë u rrahën. Nuk e kuptoj dënimin”, tha Kukeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat